RCCOLA

Martesa të jep siguri, dashuria kërkon sakrifica

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Alberie Hadergjonaj është shprehur e lumtur me jetën familjare dhe profesionale dhe tregon se që të funksionojnë mirë këto të dyja, duhet përkushtim dhe pasion.“Nuk jam perfekte, por jam nënë e mirë dhe në karrierë. Të paktën me aq sa kam mundur shpresoj se kam lënë gjurmë për mirë”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për Koha Jonë.

Duke komentuar rreth dashurisë dhe martesës, ajo ka thënë: “Martesa është shtëpia ku të mbledh dhe të jep siguri. Unë çdo gjë e menaxhoj sa s’ka me mire… Dashurisë i jap jetën time. Për dashurinë kam dhënë shumë, kjo është shumë e rëndësishme”.

Eco Higjiena

Alberia ka treguar se e frekuenton shpesh palestrën dhe është e kujdesshme me ushqimin, në mënyrë që ta ruajë formën fizike. Sa u përket salloneve estetike ka thënë se i frekuenton rrallë, “sepse i kam krijuar mundësi vetes që ato shërbime i kryej vetë në shtëpi, por ndonjëherë edhe shkoj”.