UBT

Marshi: Veriu është Kosovë, Mitrovica është Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Të enjten qindra e mija të rinj nxënës e studentë nga mbarë vendi mbajtën të ashtuquajturin “Marsh për veriun”, në mbështetje të sovranitetit, tërësisë territoriale dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Me pankarta në duar ata u nisën nga konviktet e studentëve dhe marshuan deri në sheshin Nëna Terezë.

“Ne si të rinj assesi nuk bën që të qëndrojmë duarkryq. Është tepër e rëndësishme që të organizohemi në mbrojtje të sovranitetit tonë, sepse çdo ditë e më tepër shtetit tonë po i zvogëlohet sovraniteti përderisa veriut të vendit po i fuqizohet autonomia. Ne nuk do ta pranojmë asnjë marrëveshje të negociatave për veriun, sepse secila marrëveshje me këtë Serbi është në dëm të Kosovës.

ARKATANA

Sovraniteti është vullnet i popullit. Populli është burim i sovranitetit. Populli është zot shtëpie. Sovraniteti është zotshpillëk. E ne qytetarët e Republikës duhet të jemi të zotët e kësaj shtëpie, të kësaj toke e këtij vendi, veri e jug, lindje e perëndim. Republika është e publikut dhe publiku jemi ne.

Veriu, është veriu i vendit tonë. Është e kaluara e përpjekjeve për çlirim, liri e barazi. Është histori përpjekjesh, është ekonomi e popullit tonë. Ne të rinjtë dhe të rejat nuk do të lejojmë që për vendin tonë, për ardhmërinë të pyeten të tjerët e aq më pak të bëhen pazare. Në të rinjtë e të rejat e vendit i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës të mos pranojnë asnjë lloj diskutimi për dhe mbi Republikën. VERIU është Kosovë, Mitrovica është Kosovë. Kosova nuk është Kosovë pa Veri, pa Mitrovicë!”, u tha pos tjerash në deklaratat e nxënësve dhe studentëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.