RCCOLA

Marrëveshje po, zbatim jo

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Më 31 mars kanë skaduar të gjitha afatet që kanë të bëjnë me shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës, sipas Marrëveshjes së 19 prillit dhe Planit të Zbatimit, të arritur në dialogun Prishtinë-Beograd. Nga fusha e drejtësisë nuk është shënuar asnjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes dhe kjo është konstatuar edhe në takimin e fundit të mbajtur më 31 mars në Bruksel.

Kurse nga strukturat ilegale të sigurisë, nuk është shënuar asnjë përparim në shuarjen dhe transformimin e formacionit ilegal, “Mbrojtja civile”.

KKVITI

Zvarritjet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit konstatohen edhe nga Qeveria e Kosovës. Bekim Çollaku, këshilltari i parë i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se zvarritjet janë evidente, sidomos në ështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Ne e kemi pranuar që tashmë jemi vonë në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit në fushën e drejtësisë, mirëpo këto zvarritje dihet që kanë ardhur nga pala e Serbisë”, ka vlerësuar Çollaku…(Tribuna).