ARKATANA

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit të Gjilanit dhe Shoqatës Franko – Shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, (“Amitie Franco Albanaise”), Tahir Shabani, kanë nënshkruar marrëveshje në promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve.

Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e formave të bashkëpunimeve të veçanta me interes të ndërsjellët për të dyja palët.

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi falënderoi Kryetarin Tahir Shabani për kontributin e tijë në ndërlidhje dhe bashkëpunime sa më të mëdha ndërkombëtare, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin edhe mes Universitetit tonë dhe Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

UBT

Kurse Tahiri Shabani, Kryetar i Shoqatës u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se qëllimi i shoqatës është të krijojë sa më shumë ndërlidhje në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë publike.

Bashkëpunimi do të zbatohet përmes, krijimit të mundësive për rrjetizim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimit, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universiteteve të ndryshme nga Franca. Marrëveshja do të ketë për realizim pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të caktuara për arsim, kërkim dhe aktivitete të tjera artistike dhe kulturore, organizimin e konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Përmes marrëveshjes të dyja palët tentojnë që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të bëjnë promovimin e vlerave kulturore, organizimin e panaireve të librit, ekspozitave me artistët shqiptarë pranë organizatave ndërkombëtare dhe galerive artistike dhe krijimin e raporteve përmes urave të miqësisë me shfrytëzimin e diplomacisë publike, kulturore dhe ekonomike në Evropë./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.