Marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe organizatës Women for women
Viti – Komuna e Vitisë dhe Organizata Women for women, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ti përkrahur me fidane të mjedrës dhe sistem të ujitjes, për shoqatat e grave që veprojnë në këtë komunë.
Këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i organizatës Faruk Beqa.
Në bazë të saj, parashihet që fidanet të financohen nga Women for Women, kurse sistemi i ujitjes nga komuna e Vitisë./rajonipress/


