RCCOLA

Marrëveshja për faturimin e rrymës në veri po konsiderohet e dështuar – “Ende punë për të shtrirë sovranitetin energjetik atje”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja për faturimin e rrymës për serbët në veri të vendit po konsiderohet e dështuar, ndërsa kërkohet më shumë punë e angazhim për shtrirjen e sovranitetit energjetik në atë pjesë.

Kështu thonë për Ekonomia Online, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala dhe Liron Gjocaj nga INDEP.Ata konsiderojnë se pagesa për qytetarët serb është shkelje Kushtetuese, teksa e shohin edhe një lloj frike për serbët për ta paguar energjinë “për shkak të integrimit në sistemin e Kosovës”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë për Ekonomia Online, se marrëveshja për energjinë lë shumë për të dëshiruar sa i përket zbatimit dhe e konsideron marrëveshjen si të dështuar.

“Rregullatori ka predispozu dhe ka shpreh vullnet të mirë, por ç’është e vërteta hapat në të cilët po zbatohet marrëveshja për energjinë lë shumë për të dëshiruar për mos më thënë parimisht, pjesa dërmuese e kësaj marrëveshje tashmë është e dështuar sepse ende nuk kemi regjistër të mirëfilltë të konsumatori dhe ende nuk kemi dokumentacionin e nevojshëm”, ka thënë Shala.

Tutje, ka shtuar se ka ende punë për të bërë për të arritur objektivin e duhur, në rrugën për shtrirje të sovranitetit energjetik në veri.

“Problemet tjera, si më thënë administrative dhe sabotuese nga qarqet e asaj pjese do të thotë të atyre që de-facto dhe de-jure, marrin vendimet nga Beogradi, konsideroj që këtu kemi ende punë për të bërë në mënyrë që ne me arrit objektivat tona ligjore dhe kushtetuese në shtrirjen e sovranitetit energjetik në vend”, ka thënë ai.

Ndërsa, faktin se qytetarët e Kosovës i paguajnë faturat serbëve në veri, Shala ka thënë se është shkelje e rëndë dhe njëkohësisht edhe pabarazi.

Eco Higjiena

“Kjo është shkelje e rëndë dhe parimisht pabarazi sepse ne po i mbulojmë shpenzimet dhe kostot që po i mbulojnë institucionet e Republikës së Kosovës për energjinë në veri janë jashtëzakonisht të larta tani ne duhet të bëjmë ç’është e mundur të kërkojmë institucionalisht bashkë me partnerët që kemi arritur këto marrëveshje të implementohen në tërësi. Parimisht, tash varijojnë, kjo varet muaji nga muaj sepse rrethanat kushtet atmosferike, stina e diçka tjetër por realisht sot janë me dhjetëra miliona euro që po shkojnë në kontinuitet në veri”, ka deklaruar deputeti Shala për Ekonomia Online.

Kurse, Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka thënë se janë dy arsye kryesore se përse qytetarët serbë, vazhdojnë të hezitojnë për ta paguar faturat e energjisë elektrike.

“Nga të dhëna tjera që i kemi e vërejmë një hezitim të qytetarëve të atyre komunave, për të u kyçur në aspektin e faturimit, e kjo sipas analizave tona është si rrjedhojë e dy arsyeve: njëra është arsye e frikës apo arsye politike, për të mos u integruar gradualisht në sistemin e Kosovës dhe pjesa tjetër pse mos të shfrytëzojnë energjinë elektrike falas. Normalisht se asnjë qytetarë nëse do e kishte opsionin a të paguajë a të mos paguajë e sidomos ato të katër komunave veriore nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi dhe nuk dëshirojnë që të paguajnë për energjinë elektrike, ani pse kjo është antiligjore dhe antikushtetuese, për shkak se çdo produkt të cilin ti e shfrytëzon duhet të paguajnë një tarifë të caktuar nga ana e ZRrE-së”, ka thënë Gjocaj për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se deri në fund të vitit, shpresohet se qytetarët në veri do të paguajnë faturat, mirëpo është skeptike.

“Shpresojmë që deri në fund të vitit, ajo pjesë e konsumatorëve të integrohen dhe të kyçen në aspektin e faturimit, në mënyrë që edhe ata të paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë dhe të mos kemi diskriminim ne si qytetarë të pjesës tjetër të Republikës së Kosovës, përmes takave tona të paguajnë edhe atë energji të konsumuar nga ata konsumatorë në pjesën veriore të vendit”, ka thënë Gjocaj.

Kurse, sa i përket asaj se a do ketë së shpejti ndonjë shtytëse për të çuar përpara procesin sipas legjislacionit në fuqi që serbët e veriut të paguajnë rrymën atje, Gjocaj ka thënë se nuk ka diçka të tillë, mirëpo e konsideron të rëndësishme një diskutim së sa kanë rënë humbjet komerciale.

“Momentalisht nuk ka ndonjë iniciativë apo ndonjë diçka e cila do të shtyjë përpara këta konsumatorë që të kyçen në aspektin e faturimit, ne do kishim dëshirë që një gjë e tillë të mos diskutohej,pra të diskutohej vetëm se sa kanë rënë humbjet për shkak se ato konsiderohen si humbje komerciale në momentin kur shfrytëzohet energjia elektrike e njëjta nuk paguhet por të njëjtën dëshirë e shprehim edhe ne si INDEP, ashtu si edhe kryetari i bordit të ZRrE-së”, ka thënë Gjocaj për Ekonomia Online.