ARKATANA

Marrëveshja cenon themelet e institucioneve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arben Mehmeti – Me këtë marrëveshje që po quhet historike nga prijësit e institucioneve mendoj se janë cenuar rëndë themelet e institucioneve të Republikës së Kosovës, tërësia territoriale e vendit tonë, kushtetuta e vendit si dhe shumë ligje aktuale të vendit..

Me cilën Kushtetutë parashihet që asociacioni i komunave të Kosovës të këtë President, zv/President, kryetar kuvendi etj…..

Me cilën akt juridik të vendit tonë parashihet që komunat të kenë Gjykatë të Apelit.

Me cilin dokument të shtetit tonë parashihet e drejta e komunave me shumicë serbe të kenë një mekanizëm të pavarur të organizimit institucional komunal…

Uji Dea

Mbi çfarë baze juridike legalizohen strukturat paralele të Serbisë..

Unë mendoj se me këtë marrëveshje ka humbë shumë Kosova dhe kjo është humbje e betejës në paqe respektivisht “Tavolinë”që është një element i së kaluarës sonë historike.

Dhe humbja ma e madhe është se krejt këto negociata janë finalizuar pa ndonjë ndikim te rëndësishëm nga SHBA, që është për shqetësim shtetëror dhe kombëtar…!!!

Autori është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së. Qëndrimet e tija në këtë opinion janë personale.