UBT

Marlboro Made in Kamenica!?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jo vetëm veriu i Mitrovicës është vendi i kontrabandës. Ka edhe vende të tjera në Kosovë ku bëhet kontrabanda: nëse jo me derivate të naftës, atëherë me prodhimin e duhanit! Në rrethinën e Komunës së Kamenicës prodhohet duhani, dhe atë i llojit Marlboro, pa ndonjë banderolë dhe pa mbishkrime se çka përmban ky duhan.

Agjencia “Kosovapress” ka hasur në pako të cigareve që prodhohen në fshatrat e rrethinës së Kamenicës. Edhe pse i prodhuar në ndonjë fabrikë të mirëfilltë dhe pa ndonjë analizë, ky duhan konsumohet nga qytetarët, pasi që mund ta blejnë më çmim shumë të lirë: për vetëm 60 cent një pako. Ndërkohë, një shteK kushton vetëm 5 euro. në treg një pako me banderolë shitet për 1.80 euro.

Nëse e shikoni pakon e cigareve “Made in Kamenica”, mund të vëreni që keni të bëni me një pako e cila nuk ka mbishkrimin që thotë“Duhani dëmton seriozisht shëndetin”. Gjithashtu, nuk ka të dhëna se sa përmban dyoksid karboni dhe sa nikotinë. Po ashtu, me hapjen e pakos mund të vëreni që cigaret nuk janë të mbushura mirë me duhan, që të lënë dyshime për një prodhim ilegal.

Fundamenti

E gjithë kjo kontrabandë bëhet në njërin nga fshatrat e komunës së Kamenicës, ndërsa për këtë gjë as që janë në dijeni Doganat e Kosovës apo institucionet e tjera.

“Sipas informatave tona, nuk kemi indikacione për këtë aktiviteti në Kosovë”, ka theksuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, sipas të cilit me fillimin e implementimit të sistemit të banderolave ka rënë dukshëm edhe kontrabandimi i duhanit.

Dogana e Kosovës vetëm gjatë këtij viti ka pasur 17 raste ku vlera e gjithë mallit të konfiskuar nuk e ka kaluar 10 mijë euron, gjë që sipas Stavilecit është një indikacion i mirë. Ai sqaron se fillimisht duhanit të kontrabanduar i bëhen analizat – nëse është për konsum apo nuk është për konsum. Shpeshherë ka dal që duhanin që është kapur i kontrabanduar ka pasur nivel të lartë toksik dhe asgjësimi është bërë përmes djegies.