Uji Dea

Marku, shqiptari i parë kandidat për asamblenë e New York-ut

/ 3 minuta lexim
HIDROMORAVA

Mark Gjonaj, i lindur, rritur dhe shkolluar në Amerikë, por e flet gjuhën shqipe, kjo ngase sipas tij, familja e kanë detyruar ta fliste gjuhën amtare, është shqiptari i parë, që kandidon në asamblenë e New York-ut në distriktin e 80-të. Gjonaj në programin e tij i ka dhënë fokus edukimit, punësimit dhe të moshuarve.

Në një intervistë për Kosovapress, Marku shprehet i befasuar me përkrahjen që i kanë bërë shqiptarët deri më tani, dhe thotë se duhet të jemi krenar që jemi shqiptarë.

“Ky është kredit i gjyshes dhe gjyshit, shqipen e kam folur para se ta flas anglishten, edhe pse shqipen e flas pak katunarqe, po me rëndësi mu marr vesh. Shqipja është folur gjithmonë në shtëpinë tonë, e kam mësuar anglishten kur e kam filluar shkollën, prindërit e mi nuk e kanë toleruar anglishten të flitet në shtëpi, jo pse nuk e kanë kuptuar gjuhën, por ka qenë një traditë për me majtë gjuhën”, ka thënë ai.

Marku ndryshe njihet si personi që me 28 nëntor ka sjellë flamurin kombëtar në të gjitha rrugët e Bronx-it në New York. E këtë ai e quan detyrim dhe kënaqësi, ngase sipas tij, të gjithë duhet ta tregojnë veten se kush jemi dhe çka jemi.

Sa i përket programit të tij, ai thotë se me gjithë fushat tjera, punësimin e ka primar, kur sipas tij në Bronx pagë vjetore njerëzit marrin 17 mijë e 500 dollarë, e që me to nuk mund të jetohet në New York.

Eco Higjiena

“Gjithë programet kanë rëndësi, por ne duhet me zgjedhë aftë që ka më shumë rëndësi, se kur 15 apo 16% nuk kanë punë, sidomos ata që vijnë në Amerikë e New York prej shteteve të tjera, pa e ditë gjuhën, pa i ditur traditat, pa zanate, atëherë ata e ndjejnë edhe më tepër. Duhet të koncentrohemi të krijojmë punë, jo më marr një punë nga një lagje me sjellë në lagjen tënde, por duhet gjetur mënyrën për të krijuar punë të reja në turizëm, infrastrukturë dhe në ndërtim, që janë të rëndësishme për New Yourk-un në ditët e ardhshme”, ka thënë ai.

Marku bënë thirrje tek të gjithë shqiptarët që të regjistrohen, të votojnë për këdo qoftë, sepse sipas tij, vetëm kështu mund të marrin pjesë në procese.

Ai ua bënë me dije të gjithë shqiptarëve se të votosh është obligim qytetarë.

“Ky është një detyrim qytetarë, mos e merrni nëpër këmbë, jepni vlerën dhe vlerësojeni, sepse është një gjë që do të bëhet, do të marrim pjesë e do ta kallxojmë veten, sepse e meritojmë. Çka ka ba ky shtet për shqiptarët, nuk ka bërë askush tjetër, mos të kish qenë ky shtet, ne nuk do ta kishin pavarësinë, tash duhet ta kallxojmë veten e ta përmbushim këtë obligim qytetarë që e kemi”, ka thënë ai.

13 gusht është dita e fundit që të gjithë të regjistrohen, ndërsa 13 shtatori është dita e votimeve.