Hidromorava

Markoviq: Do të gjejmë zgjidhje që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në një konferencë të përbashkët me Ramush Haradinajn, ka thënë se Demarkacioni ka përfunduar në momentin që u ratifikua në Kuvendin e Malit të Zi, por si një fqinj i mire, Markoviq thotë se dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën.

Pas takimit mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dusko Markoviq, të dy kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë treguar arsyen e vizitës së kryeministrit malazias.

Të pytur për cështjen e Demarkacionit, Markoviq ka thënë se Mali i Zi ka përfunduar obligimin e saj lidhur me këtë cështje, por marrë parasysh pengesat që ka hasur Demarkimi në Kosovë, ai ka treguar se janë të gatshëm për t’i ndihmuar Kosovës në gjetjen e zgjidhjes.

Fundamenti

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq, ka thënë se me Kosovën duan fqinjësi dhe miqësi të shëndoshë dhe se mes dy shteteve nuk ka probleme. Çështja e Demarkacionit, sipas Markoviqit, nuk është problem por vetëm një çështje e hapur.

“Ne nuk kemi probleme, kemi disa çështje të hapura dhe besoj që në ta ardhmen të gjejmë një përgjigje cilësore”, ka thënë Markoviq.

Ai ka thënë se Mali i Zi është i prirë që të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.