Mobi Casa

Marketing me para të popullit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve të energjisë elektrike për familjet në asistencë sociale, po merr vlerësime të ndryshme.

Njohësit e ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë mendime të ndara par këtë çështje.

Disa nga ekonomistët thonë se vendimi për falje të borxheve është i drejtë, madje ata mendojnë se qeveria brenda një kohe mund ta falë krejt borxhin prej 400 milionësh që u është grumbulluar qytetarëve që nga paslufta.

Uji Dea

E, disa të tjerë thonë se vendimi është pa ndonjë efekt, sepse edhe ashtu po bëhet për fushatë parazgjedhore. Ata mendojnë se këto vendime po merren vetëm për përfitime elektorale.

Kurse, përfaqësuesit e shoqërisë kanë thënë se kryeministri Hashim Thaçi po bën marketing politik me para të qytetarëve. Bile sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë as t’i fal këto borxhe, pasi tani me energjinë menaxhon kompania private KEDS…(Tribuna).