Fundamenti

Mark Wahlberg kthehet në shkollë të mesme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Massachusetts – Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar për shkak të sjelljeve të pahijshme gjatë ditëve të adoleshencës. Planifikon që ta kryejë maturën në saje të një programi të ri ‘online’ në Massachusetts.

Aktori në fund të qershorit rikthehet në shkollë të mesme në saje të një program të ri ‘online’. Planet e tij 41-vjeçari Mark Wahlberg i ka bërë publike të hënën në mbrëmje gjatë shfaqjes në emisionin e David Letterman.

“Jam regjistruar në programin e Massachusetts, ku mësimi zhvillohet nëpërmjet internetit. Unë duhet që të marr pjesë në të gjitha lëndët që kam humbur dhe për këtë jam pak nervoz” tha aktori, i cili shpreson të maturojë brenda gjashtë deri në tetë muaj.

UBT

Aktori nuk ka mbaruar shkollën e mesme për shkak të sjelljeve problematike gjatë ditëve të adoleshencës.

Po ashtu ai zbuloi se në moshën 16-vjeçare humbi vendin e tij në bendin e meshkujve “New Kids On The Block” të vëllait të tij të vjetër, Donnie, sepse ai është dashur të kalonte 45 ditë në shtëpinë korrektuese për shkak të rrahjes së një njeriu.

“Kam qëndruar në burg dhe i shikoja ata në televizor se si po fitojnë miliona,” tha me shaka aktori.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.