Mobi Casa

Mariza Ikonomi tregon pse hoqi dorë nga festivalet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka folur rreth jetës së saj private dhe profesionale.

E ftuar te emisioni “Historia ime”, ajo ka shpjeguar pse ajo ka hequr dorë nga festivalet duke u shprehur se ka më tepër për të dhënë sesa një këngë në festival.

‘Jam tërhequr për momentin, sepse unë mendoj që kam shumë më tepër për të dhënë sesa vetëm një këngë në festival. Ka ardhur momenti që gjithë këngën e mia, dua t’i përmbledh, ka shumë këngë të tjera që i kam kompozuar dhe akoma nuk i kam nxjerrë. Një prej tyre është edhe kënga “Dua të jetoj” që është bërë në kohë pandemie të cilën e publikova në 31 Dhjetor. Ka shumë këngën që nuk mund të përfshihen vetëm në një festival dhe plus konkurrenca është pak e lodhshme.’– u shpreh ajo.

Uji Dea

Në vijim ajo foli dhe rreth konkurrencës dhe eksperiencave të saj në festivale ku u shpresë se ka patur disa raste ku kënga e saj nuk ka marrë atë që meritonte.

“Ku është dashuria” për shembull, ka qenë një këngë vërtet për t’u vlerësuar dhe nuk e mori atë vlerësim që duhej. Telefonatë zemrash ka qenë një nga këngët që vërtet mori çmimin e publikut, por nuk mori prapë vlerësimin që duhej. Megjithatë unë nuk jam shumë për pjesën e çmimeve, çmimet ditët e sotme për mua nuk kanë vlerë. Mendoj që festivali është një lloj promovimi për artistët e rinj, për ata që dalin për herë të parë. ”– përfundoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.