Hidromorava

Mario Mitajt i rritet vlera, tash “kushton” 3.5 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është ende i ri dhe shumëkush ka dyshuar tek ai.

Gjithsesi, Mario Mitaj është një lojtar që po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe në moshën 20-vjeçare është standard në formacionin e kombëtares shqiptare, e vlera e kartonit të tij po njeh lartësi të reja.

Siç njoftojnë mediat ruse, mbrotësi që luan për skuadrën e Lokomotiv Moskow, thuajse e dyfishoi çmimin e tij profesional, teksa pas Evropianit vlera e tij është ngjitur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim.

ARKATANA

Natyrisht, ende jemi në shifra të përmbajtura, ndërsa klubi i Premier Ligës ruse do të donte të fitonte shumë më tepër prej tij, teksa besohet se mund të arkëtojnë 10 deri në 12 milionë euro për lojtarin difensiv.

Kjo nuk është ndonjë çudi, sepse Lokomotiv pagoi 3 milionë euro, ndërsa “transfermarkt” e vlerësonte kartonin e shqiptarit, që në atë kohë luante në Greqi, vetëm 500 mijë euro.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i Cagliari, gjithashtu në elitën e futbollit italian, ndërsa vetë Mitaj e ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropën Perëndimore, duke e quajtur të plotësuar ciklin e tij në Premier Ligën ruse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.