Fundamenti

Marina Vjollca: Një komb, një kombëtare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Marina Vjollca thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të përfaqësohen me vetëm një skuadër në arenën ndërkombëtare.

Bukuroshja e Top Channel ka dhënë një intervistë për gazetën sportive kosovare Arena, ku mes tjerash ka folur edhe për debatin nëse shqiptarët duhet të kenë një apo dy përfaqësueseve në garat ndërkombëtare.

Uji Dea

“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e ndërlikuar. Dëshira ime është që Kosova dhe Shqipëria të përfaqësohen vetëm me një kombëtare në Evropë”, potencoi ajo.

Marina po ashtu ka mbrojtur lojtarët kosovarë të cilët kanë zgjedhur të luajnë për kombëtaret tjera, duke thënë se lojtarët si “Shaqiri, Xhaka, Behrami e të tjerë… janë krenaria jonë”. /Telegrafi/