FITORJA

Maqedonia jep mushka e merr nuse në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkup – Mbi dy mijë mushka janë eksportuar viteve të fundit në nga Maqedonia në Shqipëri, ndërsa në këmbim të kësaj kanë ardhur në Maqedoni mbi dy mijë gra shqiptare.

Kështu raporton e përditshmja maqedonase “Vest” në një shkrim special, ku theksohet se shqiptarët japin vajzat e tyre për mushkat nga Maqedonia, të cilat janë të rralla në Shqipëri, transmeton INA.

Një mushkë në Shqipëri shitet prej 200 – 400 euro, ndërsa një grua shqiptare nga zonat e thella verilindore shitet për 1.000 euro e më lartë.

Fundamenti

Sipas gazetës, ky biznes tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe se janë ndërmjetësuesit që kryejnë shërbimet e shitjes së mushkave dhe blerjen e nuseve shqiptare për maqedonasit, kryesisht të moshuar të zonave të thella malore në Maqedoni.

“Vest” shkruan se shumë fshatra të braktisura në Maqedoni dhe Serbi po ringjallen duke sjellë nuse nga Shqipëria, të cilat njihen si amvise dhe punëtore të mira.

Në fund të shkrimit parashtrohet një pyetje logjike se fëmijët që do të lindin nga këto martesa vallë a do të jenë shqiptarë, maqedonas apo një nacionalitet i ri. Ky skandal i tillë i përshkruar nga gazeta maqedonase, duhet të nxisë reagimin e mediave dhe opinionit shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.