GRANDEMALL

Maqedonia e gatshme ta “grabitë” Luginën e Preshevës (?!)..

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Preshevë – Televizioni maqedonas “Sitel” ka njoftuar duke paraqitur edhe një hartë të Maqedonisë së Madhe në të cilën Shkupi pretendon të “grabit” rajone pjesë të Serbisë Jugore, ato të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë… që historikisht njihen si troje shqiptare, shkruan “Presheva jonë”.

Televizioni maqedonas Sitel dy ditë më parë në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar një hartë të “Maqedonisë së madhe”, ku shihen pretendimet maqedonase, madje edhe në Kosovë, pavarësisht se kjo ish-republikë jugosllave ende vet nuk është shtet apo shtet i shortuar nga Titoja.

Kur është fjala për pretendimet e Maqedonisë sikur edhe të Serbisë ndaj Kosovës, Kosova, në fakt qeveria e Prishtinës për momentin nuk ka pretendime së paku bile Luginën e Preshevës të banuar me shqiptarë që i takon historikisht, përveç ndonjë deklarate aty-këtu që flet për të drejtat e njeriut.

FIDANISHTJA

E vetmja deklaratë më serioze ditëve të fundit doli ajo e zv.kryeministres Edita Tahiri e cila për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, transmetuar pastaj edhe nga mediat shqiptare dhe ato serbe.. e cila deklaruar se “Veriu sikur edhe Lugina, janë toka shqiptare..”. Se Lugina e Preshevës i takon Kosovës ketë të drejtë mbron edhe karta e OKB-së që ju garantohet popujve autokton për Vetëvendosje. Aq me tepër këtë verdikt për bashkim me Kosovën popullata e Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës (Kosova Lindore) e ka dhënë më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, përmes Referendumit gjithepopullor ku 99 % ishin përcaktuar për ribashkim me shtetin amë, Republikën e Kosovës.

Historiani Bojan Dimitrijeviq shpjegon se kjo është një histori e vjetër politike që Maqedonia.

– Harta e bashkangjitura me pjesë të Serbisë, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, territori i ashtuquajturi si Maqedonia e madhe. Gjatë Jugosllavisë socialiste, Maqedonia ishte botuar edhe shpesh të përfshijë më shumë hapësirë se sa është i përfshirë në të vërtetë. Kjo është një tendencë e vjetër e atyre që përfaqësojnë nacionalizmin maqedonas – thotë Dimitrijeviq. Përndryshe, konfliktet e ndryshme mbi territorin maqedonas e kaluar nga 19 shekulli. Pastaj rreth rajonin e diskutueshëm të Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë. Pas Luftërave Ballkanike, Serbia shkoi në Maqedoninë e Vardarit, Bullgaria, Greqia Egje dhe EPirin. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë ka pasur një mosmarrëveshje shtete të reja të pavarura të Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, sepse grekët besojnë se vetëm ata kanë të drejtën historike për emrin e Maqedonisë, dhe për shkak se ish-republika jugosllave mbulon vetëm një pjesë të rajonit të famshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.