Hidromorava

Maqedonia duhet të ridefinohet me Kushtetutë si shtet shumetnik

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Profesori, shkrimtari, publicisti dhe intelektuali Agim Vinca ka thënë se që të ekzistojë dhe prosperojë si shtet në një periudhë afatgjatë, Republika e Maqedonisë duhet të ridefinohet, duke u përkufizuar me Kushtetutë si shtet i dy bashkësive më të mëdha etnike, maqedonasve sllavë dhe shqiptarëve etnikë, si dhe i të tjerëve që jetojnë në të.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Vinca thotë se formimi i qeverisë së re nuk duket as në horizont.

Sipas tij, të gjitha opsionet janë të mundshme: koalicioni i partive shqiptare, në radhë të parë i BDI-së me Gruevskin; koalicioni i BDI-së, i Aleancës për Shqiptarët dhe eventualisht edhe i Besës me LSDM-në, por edhe zgjedhjet e reja parlamentare si rrugë për daljen nga kriza. Vinca ka thënë se nuk përjashtohet as ndonjë kompromis, që mund të vijë si rezultat i ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Mobi Casa

“Epoka e re”: Z. Vinca, Maqedonia ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por u bënë dy muaj dhe ende s’kemi formim të qeverisë së re. Qëndrimet e palëve, partive maqedone dhe partive shqiptare, konkretisht BDI-së me partnerët e saj, tashmë janë të ditura. Si e shihni ecurinë e situatës në përpjekjet për ndërtimin e institucioneve, apo tejkalimi i saj janë zgjedhjet e reja?

Vinca: Zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni sollën një rezultat të tillë, që në njëfarë dore i faktorizon shqiptarët e defaktorizuar tmerrësisht shumë në vitet e fundit. Për herë të parë dy partitë kryesore maqedonase në Republikën e Maqedonisë: VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit dhe Lidhja Socialdemokrate (LSDM-ja) e Zoran Zaevit nuk janë në gjendje ta formojnë qeverinë pa bërë koalicion me partitë shqiptare. E para ka 51, kurse e dyta 49 deputetë, ndërsa duhen 61 për ta pasur shumicën e thjeshtë në parlament. Kaluan dy muaj, kemi hyrë në të tretin, kurse formimi i qeverisë së re nuk duket as në horizont. Të gjitha opsionet janë të mundshme: koalicioni i partive shqiptare, në radhë të parë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që ka 10 mandate, me “aleatin” e saj të vjetër, Gruevskin; koalicioni i BDI-së, i Aleancës për Shqiptarët dhe eventualisht edhe i Besës me LSDM-në, por edhe zgjedhjet e reja parlamentare si rrugë për daljen nga kriza. Nuk përjashtohet as ndonjë kompromis që mund të vijë si rezultat i ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.