Eko Higjiena

Maqedonci: Tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të enjten ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga Serbia.

Në konferencën e fundvitit për medie, Maqedonci ka thënë se tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovën.

Ai po ashtu ka përmendur vendosjen e 48 bazave operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

“Kjo paraqet kërcenim të vazhdueshëm. Këtë e kemi thënë disa herë. Tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të dislokuara në jug të Serbisë”, është shprehur ministri para gazetarëve.

FITORJA

“Kjo paraqet kërcënim dhe militarizim të zonës jugore të Serbisë e rrjedhimisht edhe të zonës kufitare të Serbisë me Republikën e Kosovës. Pra, prezenca ushtarake normalisht se paraqet kërcënim për vendin tonë”.

Maqedonci më tej ka thënë se në vazhdimësi janë në koordinim me KFOR-in, NATO-n dhe partnerët në mënyrë që të zbusim rrezikun dhe kërcënimet që vijnë nga kjo qasje e Serbisë.

“Po ashtu, jemi duke rritur kapacitetet tona në mënyrë që të mund të përballemi me rreziqet të cilat afektojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.