UBT

Maqedonci: Serbia ende me qasje hegjemoniste

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte takoi krerët e shtetit të martën, me të cilët diskutoi për sigurinë në rajon, e ku kërkoi hapa konkret në dialogun Kosovë – Serbi.

E i pranishëm në takimin e Ruttes bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Se çfarë u diskutua aty, tregoi për tëvë1 vetë Maqedonci.

“Në takimet që kemi pasur që janë drejtuar nga kryeministri, ne kemi prezantuar edhe shqetësimet tona në raport me politikën hegjemoniste të Serbisë edhe të kërcënimeve që i kemi konvencionale dhe jo konvencionale. Çfarë po vazhdon të mbetët në Serbi është qasja hegjemoniste dhe roli i rëndësishëm që po vazhdon ta ketë Radoiçiq në politikën dhe sigurinë e Serbisë dhe janë bazat e përparme operacionale që Serbia vazhdon t’i mbajë përgjatë vijës kufitare”, tha ai për Teve1.

Gjatë kësaj vizite të Rutte, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e NATO-s, por edhe komandanti i forcave amerikane për Evropë dhe Afrikë, me të cilin është diskutuar edhe hapja e fabrikës së municionit.

Mobi Casa

Ministri Maqedonci thotë se kjo fabrikë do të drejtohet nga një kompani publike.

“Si ministri e Mbrojtjes dhe si kryesues i komisionit për fabrikën e municionit, kam fokus normalisht hapjen e Fabrikës e cila do të drejtohet nga një kompani publike e cila do të prodhoi municione për nevojat e institucioneve të sigurisë por edhe për të eksportuar jashtë vendit, edhe në takimin me komandantin e forcave amerikane për Evropë dhe Afrikë, është diskutuar mundësia e thellimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në industrinë e Mbrojtjes”, tha Maqedonci.

Në mbledhjen e fundit të së mërkurës, Qeveria e Kosovës miratoi nismën për lidhje të marrëveshjes kornizë me SHBA-në, për mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndërkaq, për herë të parë në Kosovë, në ushtrimin Defender2025, do të vendoset një kontingjent amerikan që do të vëzhgojë këtë ushtrim nga jugu i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.