UBT

Maqedonci: Kosova pret reagim më të ashpër të ndërkombëtarëve kundrejt grupeve terroriste serbe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), të zhvilluar sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë.Bëhet e ditur se ministri Maqedonci theksoi se Kosova pret reagim më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt grupeve terroriste serbe.

Fundamenti

“Ministri Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonal e global. Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.Derisa kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim e plotë të Republikës së Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut (A5), si nismë regjionale për të hapur mundësitë për iniciativa tjera regjionale dhe rrugën tonë Euro-Atlantike.

“Në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, zëvendës sekretarja e mbrojtjes së SHBA, si dhe përfaqësues nga ministritë e mbrojtjes së Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.Në margjinat e kësaj ngjarje, ministri Maqedonci realizoi takime bilaterale me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA, Celeste A. Ëallander, ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq”, thuhet tutje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.