RCCOLA

MAPL përkrah parkun e Muqivërcit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Kamenicës e ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancim me MAPL- në, në parkun e Muqivërcit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas zyrtareve komunale në Kamenicë është përkrahja financiare e MAPL-së, në realizimin e projektit “Rekonstruimi i parkut në Muqivërc” si dhe përcaktimi i obligimeve të komunës dhe Ministrisë

Hidromorava

Vlera e këtij projekti është 35,723.40 €. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, financon këtë projekt në shumë prej 19,700.00 €, ndërsa pjesa tjetër financohet nga komuna.

Në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, palët obligohen që të veprojnë sipas ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, Ligjit të Prokurimit Publik dhe akteve tjera ligjore që e rregullojnë këtë çështje thuhet në dokumentin e nënshkruar mes MAPL-së dhe Komunës./rajonipress/