UBT

MAPL ndihmon Gjilanin dhe Parteshin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – MAPL nëpërmjet Komisionit Evropian ka ndihmuar Gjilanin dhe Parteshin në sferën e Bujqësisë me një grant prej 70 mijë eurove tha Fadil Osmani.

Komuna e Gjilanit dhe ajo e Parteshit janë përfitues të një granti prej 70 mijë eurove i cili implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), derisa fondet janë ndarë nga Komisioni Evropian.

Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për Rajonipress se ky grant është shumë domethënës për dy komunat sepse ngrit mirëqenien sociale dhe krijon vende të reja të punës.”Ky projekt përfshinë sera dhe pajisje bujqësore të nevojshme duke filluar nga serat,motokultivatorët,freza dhe pompa spërkatëse”tha Osmani.

KKVITI

Osmani tha se bujqit e Anamoravës fatkeqësisht ende e punojnë tokën me mjete të vjetruara dhe ky grant ndihmon shumë edhe në shfrytëzimin maksimal të potencialit njerëzor dhe atij ekonomik. “Bujqësia është njëri nga sektorët që këtë vit pritet të përfitojë më së tepërmi. Ne jemi të interesuar që bujqve të Anamoravës tua lehtësojmë punën,në mënyrë që toka të punohet në mënyrë profesionale dhe me mjete moderne”tha Osmani.

Edhe, Todor Ivanoviq zyrtar komunal në Partesh i tha Rajonipress se projekti i MAPL e ndihmon shumë zhvillimin e bujqësisë dhe të ekonomisë në këtë komunë.”Ky projekt është fituar në partneritet me Gjilanin dhe është një stimulues i mirë për bujqit e Parteshit. Ne kemi çdo ditë kërkesa nga ana e qytetarëve tanë,por dominojnë kërkesat për teknikë bujqësore”tha Todoroviq./rajonipress/