MAPL kundër kushtëzimeve të qytetarëve
Gjilan – Në një letër shpjeguese dërguar Kryetarëve të Komunave dhe Kryesuesve të Kuvendeve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, thuhet se kushtëzimet për ofrimin e shërbimeve të qytetarëve nga ana e Komunave për kryerjen e obligimeve ndaj Ndërmarrjeve Publike, nuk kanë bazë ligjore dhe si të tilla nuk mund të aplikohen.
“Kufizimi i shërbimeve nga komuna për qytetarët, bizneset dhe operatorët ekonomik që funksionojnë brenda territorit të saj me pagesën e faturave të mbeturinave për Ndërmarrjen Publike Komunale, është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MAPL-së .
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, kërkon nga organet komunale përkatësisht Kryetarët e Komunave dhe Kuvendet Komunale, që vendimet e tyre t’i nxjerrin në harmoni me legjislacionin në fuqi.
Komuna e Kamenicës, sikurse një numër i madh i komunave, ka aplikuar kushtëzimin e qytetarëve me shërbime, për kryerjen e obligimeve ndaj Kompanisë së Mbeturinave dhe asaj të Ujësjellësit njofton radiopremiera./rajonipress/