GRANDEMALL

Manovrat e rrezikshme politike të Thaçit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi po paralajmëron referendum dhe ndryshime kushtetuese në rast të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë. Por, analistët politikë vlerësojnë se kreu i shtetit po synon që ta parapërgatitë opinionin për një marrëveshje të dhimbshme me Serbinë, përkatësisht një kompromis më të gjerë, shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.

Pas idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë dhe se marrëveshjen finale do ta vendosë në referendum, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar edhe ndryshimin e Kushtetutës.

FITORJA

Një gjë e tillë, sipas tij, do të bëhet në rast të arritjes së marrëveshjes finale në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi. Monitoruesit e procesit të dialogut vlerësojnë se një ide e tillë e kreut të shtetit ka qenë e pritshme, pasi që pretendimi i tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën nuk mund të jetësohet me Kushtetutën aktuale.

Pos kësaj, ata shprehin frikën se ndryshimi i aktit më të lartë juridik do të mëtohet të bëhet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKS), në mënyrë që AKS-ja të finalizohet me kompetenca ekzekutive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.