UBT

Manipulimet e llojit “VV”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Në të gjitha deklaratat e udhëheqësve të Komunës nuk mund të gjeni ndonjë lëvdatë, siç pretendon Vetëvendosja, për, të gjitha ato që Vetëvendosjes i duken lavde, janë vlerësime reale dhe të përgjegjshme të institucioneve kompetente të vendit dhe ndërkombëtare, për punën që bëhet në gjithë komunën e Gjilanit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi zyrës për informim rreth akuzave që bëri VV. Shefik Surdulli përgjegjës për informim tha se në të gjitha deklaratat e udhëheqësve të Komunës nuk mund të gjeni ndonjë lëvdatë, siç pretendon Vetëvendosja, për, të gjitha ato që Vetëvendosjes i duken lavde, janë vlerësime reale dhe të përgjegjshme të institucioneve kompetente të vendit dhe ndërkombëtare, për punën që bëhet në gjithë komunën e Gjilanit.

“Po ka edhe organizma tjerë që e vlerësojnë ndryshe qeverisjen në Gjilan. Dhe që të dy anët i janë prezantuar opinionit, madje disa syresh edhe nga vet ne si institucione të përgjegjshme e transparente të Komunës. Dhe natyrisht, pos lavdërimit që na japin këta komponent të qeverisjes në nivel vendi dhe të tjerë me kompetencë, na vijnë edhe sugjerime se si të punohet më mirë dhe ne asnjëherë nuk i marrim këto ndryshe pos si këshilla qëllim mira për avancim të punës sonë. Ndërsa opozitës, çdo gjë e këtij pushteti i duket e errët! Jo, nuk ia zëmë për të madhe!

Surdulli tha se tash tregu është i hapur, kush çfarë donë, merr. Por e vërteta është ajo që shihet dhe preket. Pra, të gjitha pandehmat e opozitës gjilanase po edhe të ndonjë OJQ-je, për tejkalime apo shkelje nga Komuna, janë të konsumit ditor politik, dhe asgjë tjetër e njëmendët.

Hetuesia e ka punën e vet dhe po e bënë atë në mënyrë të pavarur, por komuna e Gjilanit, në këto dy mandate të qeverisjes, për asnjë rast të vetëm nuk ka të ngritur aktakuzë në gjykatë për ndonjë shkelje eventuale të vërtetuar.
“Po, realizimi me kohë i disa projekteve ka ngecë në planin dinamik, në mungesë të fondeve të destinuara për këtë dhe kontesteve pronësoro juridike, e jo për tjetër gjë. Kjo pra ka shumë rëndësi dhe qytetarët e dinë këtë fak” ka sqaruar Surdulli.

Uji Dea

Sipas Surdullit, Komuna e Gjilanit ka përjetuar një zhvillim të mirë ekonomik, gjithnjë duke krahasuar me periudhat paraprake të qeverisjeve pararendëse dhe në saje të këtyre investimeve, Gjilani sot është dukshëm më i zhvilluar.

Është e pandershme dhe jo korrekte, të manipulohet opinioni nga Vetëvendosja në Gjilan, e cila i servon atij të pavërteta të llojit “VV”.
Asnjë investim, sidomos i huaj në Gjilan nuk do të ndodhte pa qenë një klimë e mirë dhe e sigurt për investitorin. Investitor-donatorë të tillë serioz ka plotë në Gjilan, por ne po e shkoqisim rastin e Qeverisë amerikane, e cila si rast të vetëm në botë, Gjilanin e ka zgjedh si të vetmin në Kosovë, që përmes një pilot projekti prej 100 mijë dollarësh amerikan, t’ia besoj kësaj qeverisje menaxhimin e resurseve të këtij shteti.

Ndërkaq rasti tjetër me investimet e KE-së në bibliotekën rajonale në Gjilan, Vetëvendosje manipulon lidhur me ndaljen e punimeve në këtë projekt, sepse Komuna e Gjilanit i ka kryer të gjitha obligimet e saja, urbanistike, etj, ndaj investitorit, kurse është aspekt krejt tjetër në mes të KE si investitor dhe punëkryesit, por jo për shkak të keqpërdorimeve të këtij donacioni siç pretendon Vetëvendosje (merrni prononcimin e përgjegjësve nga KE!).

Ndërsa faza e dytë e punimeve të lumit “Mirusha”, pritet të filloj shpejt sepse operatori ekonomik për kryerjen e punëve është përzgjedh dhe pritet nisja e punimeve.
Projektet që i kemi nisur, shumë syresh i kemi përfunduar dhe ato i takojnë së kaluarës dhe po vlerësohen nga opinioni madje edhe si vepra të bukura artistike. Ka projekte që janë në proces të realizimit sikundër që do të ketë edhe shumë të tjera në këtë mandat po edhe në tjetrin që do t’i realizoj kjo përbërje qeverisëse për Gjilanin dhe qytetarët e saj. Punën nuk do ta ndalim ka përfunduar Surdulli./rajonipress/