United Hospital

Manifestojmë për Republikën, kundër copëtimit të shtetit‏

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare në Gjilan i kanë bërë të gjitha përgatitjet ashtu që manifestimi i datës 12 dhjetor të jetë masiv dhe dinjitoz.

Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë veç kaparja për “Zajednicën”.

Po ashtu, banorët e kësaj pjesë i kanë parë për së afërmi gabimet e Qeverisë së Kosovës në demarkacionin me Maqedoninë. Prandaj, qytetarët e Anamoravës nuk do të lejojnë që të shumëfishohen këto dëme, as përmes “Zajednicës”, e as përmes demarkacionit me Malin e Zi.

Mobi Casa

Marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen menjëherë. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.

Të shtunën, më 12 dhjetor 2015, në orën 13:00, iu bëjmë thirrje qytetarëve që në sheshin para Teatrit të Qytetit në Gjilan të manifestojmë kundër “Zajednicës”, të manifestojmë kundër demarkacionit me Malin e Zi, të manifestojmë për Republikën. Do ta shprehim masivisht, vullnetin e qytetarëve të Anamoravës për një shtet sovran e funksional thuhet në njoftimin e VV./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.