UBT

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendës Sekretarja e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, Kingsley Wilson ka nxitur reagime pas emërimit të saj në këtë pozitë, pasi që e njëjta në 2023-ën kishte dhënë një deklaratë kundër Kosovës.

Wilson kishte deklaruar “Bëje Kosovën Serbi sërish”. E së fundmi një reagim ndaj saj bëri kongresisti amerikan, i cili tha se kjo është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.

Torres theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

Fundamenti


Me këtë qëndrim të Torres, është pajtuar edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

Ai në një postim në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit Torres.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres nga ana tjetër e Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të grupeve etnike dhe fetare, nuk do të zhduket. Kosova”, ka shkruar Mandl. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.