Uji Dea

Mandatari i Qeverisë në pritje…!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nexhmedin Saqipi – I pari i vendit, shkëlqesia e tij, z.Hashim Thaçi, të hënën e 20 janarit, ka dekretuar vendimin për të mandatuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, parti, ko e cila mori më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, një hap të tillë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja, duke i dhënë afat dy javë në përputhje me rrjedhat e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurti as që shkoi në zyrën presidenciale për të marrë dekoratën sipas protokolit, kjo tregon qëndrimin e një diktatori, i cili akoma pa formuar pushtet, sillet i pushtetshëm dhe inferior.

Po, Kurti, nuk sillet kështu vetëm me partinë rivale PDK-në dhe ish kryetarin e saj Hashim Thaçi, por edhe me partnerin e koalicionit LDK-në, me të cilën është dakorduar për ta qeverisur vendin, a nga ana tjetër, po mbushen tre muaj pa rezultate konkrete në themelimin e Qeverisë së re.

Dy javë do të shkojnë shpejt, nëse vazhdojnë me avazin e vjetër, po qe se LDK-ja, si parti me përvojë, do ta zvarris si deri tani, mënyrën e mosharmonizimit të qëndrimeve me mandatarin e dekretuar të VV, Albin Kurti.

FITORJA

Në bazë të vlerësimeve të skenës politike kosovare, del se forca kryesore për krijimin e institucioneve janë LDK e PDK, të cilat njëra në vijë të frontit e tjera në prapaskenë, po e luajnë lojën interesante për ta devalvuar kreun e subjektit, i cili fitoi më shumë vota, por nuk po nuk po fiton simpatinë e partnerin e koalicionit, për t’i dhënë fund kësaj Odisejade për formimin e Qeverisë, të dalë nga zgjedhjet e reja.

Loja me litar “tërhiq e mos këput”, po e sjell Kosovën para një kolapsi ekonomik dhe ngërçi politik, nga më të rëndit, që nga periudha e formimit të shtetit të ri, nga të cilat lëvizje po pëson qytetari i saj, i cili tregoi një kulturë të lartë gjatë votimit, vullnet ky politik, që po shkelet nga disa subjekte, qoftë me vetëdije, qoftë nga naiviteti i krenarisë partiake.

Si do që të jetë “lojërat pa kufi”, do të zbardhën pas dy jave, nëse aktorët e saj, do të vendosin t’i kryejnë formalitete kushtetuese dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve për ta miratuar buxhetin e Kosovës për vitin 2020, i cili nuk ka kohë të pres më shumë, a në anën tjetër u duhet politikanëve për t’i mbajtur zgjedhjet e reja, nëse nuk arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për formimin e Qeverisë.

Ditët po kalojnë e Kosova e stinës së bardhë të vitit, po pret rezultate konkrete në krijimin e institucioneve, të cilat po qe se nuk bëhen, shumëkujt nga politikanët e pandërgjegjshëm do t’i thyejnë këmbët duke rrëshqitur nëpër rrugët me akull e ngrica të kësaj republike, me përvojë të re në shtetformim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.