Mandarinat mbrojnë zemrën

Ashtu si dhe portokajtë, mandarinat përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligramë vitaminë C, transmeton “Zeri.info”.
Mandarina përveçqë na ofron freski dhe ëmbëlsi, ajo gjithashtu ndikon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Në frutën e vogël me origjinë nga Kina fshihen shumë veti. Ashtu si edhe portokajtë, mandarinat përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligramë vitaminë C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj është beta-kriptoxantin, që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A. Dhe të gjitha këto së bashku janë një aleatë i jashtëzakonshëm për mbrojtje nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Tani është sezoni i tyre prandaj shfrytëzojeni në maksimum.