UBT

Manchester United kthen interesimin për Xhakën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Manchester – Gjiganti anglez, Manchester United, në verën e vitit të kaluar pati shprehur interesim për mesfushorin kosovar, Granit Xhaka, mirëpo transferimi nuk ishte realizuar. Por një lëvizje e tij në verën e këtij viti nuk është e pamundur, shkruan të martën “hereisthecity.com”.

Manchester United kishte shprehur interesim një vit më herët, kur Xhaka ishte 19 vjeç. Por Xhaka në verën e vitit të shkuar vendosi të transferohej nga skuadra e Baselit zviceran te Borussia Moenchengladbach që garon në Bundesliga 1 të Gjermanisë.

“Është duke u folur se pas gjashtë muajsh Granit Xhaka do të largohet nga Moenchengladbach. Pos Manchester Unitedit interesim për të është raportuar të ketë edhe klubi i Lazios”, ka thënë një burim brenda klubit anglez për “Corielle dello Sport”.

Xhaka 20-vjeçar këtë edicion me fanellën e Borussia Moenchengladbachut ka shënuar një gol në 12 paraqitje.

GRANDEMALL

Mesfushori që u transferua te Moenchengladbachu nga Baseli për 8.5 milionë euro ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2017. Por, jo gjithçka i ka ecur mirë atij në Gjermani. Në fillim ishte titullar, por në ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor u la rezervist dhe kjo ndikoi që marrëdhënia e tij me trajnerin dhe zyrtarët e klubit të ftohet, deri në atë masë sa që ia tërhoqën vërejtjen të ketë kujdes kur flet me mediet.

“Manchester United duhet vërtet të ngulë këmbë për mesfushorin. Ai është 20 vjeç dhe ka fituar përvojë në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshje ndërkombëtare, ka luajtur në dy vende të ndryshme. Vullneti i tij për t’u larguar nga Moenchenglabach i jep Manchesterit një sinjal të qartë për të vepruar”, ka shtuar burimi.

Xhaka ftohet rregullisht edhe në përfaqësuesen e Zvicrës. Ai me ekipin “helvetik” ka shënuar tre gola në 12 paraqitje, shkruan sot gjerësisht “Koha Ditore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.