RCCOLA

Mamaja në gjyq, veshi djalin me bluzën e ‘11 shtatorit’

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një nënë ka dalë në gjyq në jug të Francës për shkak se e kishte dërguar në kopsht djalin e saj me një bluzë ku lexohej “Unë jam një bombë” dhe “Lindur më 11 shtator”.

Sipas BBC, Bouchra Bagour, 35 vjeç, është raportuar në polici shtatorin e shkuar.

Ajo akuzohet se ka mbrojtur terrorizmin, por Bagour i ka hedhur poshtë akuzat.

RCCOLA

Vëllai i Bagour, që ia ka dhënë bluzën vogëlushit trevjeçar, është po ashtu i akuzuar. Edhe ai i ka mohuar akuzat.
Vogëlushi quhet Xhihad.

Në bluzën e tij shkruhej: “Xhihadi, i lindur më 11 shtator”
Prokuroria ka kërkuar një dënim prej 1 mijë euro për gruan dhe 3 mijë euro për vëllain e saj./Indeksonline/