Uji Dea

Mamaja e këshillon të mendoj më shumë për dashurinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Rita Ora dhe i dashuri i saj Calvin Harris, po planifikojnë një pushim romantik, për të ringjallur romancën e tyre. Këngëtarja kosovare dhe i dashuri i saj DJ, janë këshilluar nga mamaja e Ritës që të udhëtojnë në një zonë të largët të Irlandës, me qëllim që të përpiqen të shpëtojnë lidhjen e tyre, e cila kohëve të fundit ka rënë në krizë.

Çifti ka pasur probleme që të gjej kohë për njëri-tjetrin, për shkak të presionit për të mbajtur ritmin e karrierave të tyre të suksesshme në muzikë. “Rita dhe Calvin muajve të fundit rrallë herë që e kanë parë njëri-tjetrin dhe ajo dëshiron t’i jap fund kësaj. Ajo mendon se po merret shumë me punën e saj dhe kur ata takohen mes veti, ai në tërësi është i preokupuar me gjëra tjera”, ka thënë një burim.

“Mamaja e Ritës, e cila është një psikoanaliste, u ka sugjeruar që të marrin një pushim dhe të shkojnë në ndonjë vend të largët dhe të izoluar, për të parë nëse mund të kënaqen duke qenë së bashku dhe mos t’i bezdis askush tjetër”, ka shtuar burimi. Mamaja e këngëtares 22-vjeçe, shpreson se një mini-pushim në bregdetin perëndimor të Irlandës, do t’i ndihmoj ata që të relaksohen nga qendra e vëmendjes dhe të kalojnë ca kohë së bashku.

UBT

“Ajo brengoset se vajza e saj nuk është duke menduar shumë për të ardhmen e saj. Calvin është pajtuar për të shkuar në pushim në Irlandë, pasi ai nuk dëshiron të humbasë të dashurën e tij. Së fundmi shumë herë është dukur se ata do të ndahen. Dhe duket se edhe Rita do të gjej pak pushim nga orari i saj i ngjeshur muzikor”, ka shtuar burimi.

Rita së fundmi kishte deklaruar se nuk do të heq dorë nga i dashuri i saj, pasi e di se ai është një djalosh i vlefshëm për të. “Kur diçka është e vlefshme për ta pasur, atëherë gjen kohë për të. Kur dëshiron diçka, ti e bën të ketë sukses”, kishte deklaruar Rita, e cila ditë më parë kishte probleme shëndetësore./zeri/