ARKATANA

Maloku:Të ndryshohet Ligji për FSK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i çështjeve ushtarake, Naim Maloku, pas vlerësimit të NATO-s, se FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet operacionale, ka kërkuar nga institucionet shtetërore ta fillojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në.

“Ligji për FSK-në është miratuar në vitin 2008. Ai kufizim ligjor ka kaluar. Tani mendoj se duhet të bëhen plotësime dhe ndryshime në Ligjin për FSK-në në mënyrë që kësaj force t’i vazhdohet mandati konform zhvillimeve që janë brenda në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë për “Epokën e re” Maloku.

UBT

Ai ka bërë me dije se vlerësimi i NATO-s për FSK-në nuk po interpretohet drejt në opinion. “FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj operacionale për mandatin që ka. Kështu duhet të lexohet ky vendim”, ka thënë Maloku.

Maloku ka vlerësuar se shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës varet nga vullneti i NATO-s. “E ardhmja e FSK-së varet drejtpërdrejt nga NATO-ja, sepse synimi i Kosovës është anëtarësimi në këtë organizatë. E normalisht se NATO-ja do t’ia përcaktojë Kosovës numrin e ushtarëve, kapacitetet që duhet t’i ketë, përfshirë edhe pajisjet dhe kalibrat e armëve që do t’i ketë ushtria e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Maloku. Sipas Malokut, brenda dhjetë vjetëve Kosova do të ketë një ushtri sipas standardeve të NATO-s. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.