RCCOLA

Maloku: Të bëhet ndryshimi i ligjit për FSK-në, këtë po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët

/ 2 minuta lexim

Krijimi i ushtrisë së Kosovës edhe më tej po vazhdon të krijojë përplasje politike.

Shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës po mbetet peng, sidomos nga Lista Serbe e cila duhet të votojë ndryshimet kushtetuse që të mundësojë këtë transferim.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku konsideron se duhet të ndryshohet ligji për FSK-në dhe të bëhet plotësimi i ligjeve në mënyrë që të ndërrohen disa kompetenca.

“Duhet të ndryshohet ligji për FSK-në, në mënyrë që të bëhet plotësimi i ligjit dhe të ndërrohen disa objektiva dhe kompetenca. Pastaj duhet të zgjerohen, duhet të rritet infrastruktura dhe me u pajisë në aspektin materialo-teknik mjaftueshëm për me i arritë objektivat që ia përcakton ligji.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Fundamenti

Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet tek këto çështje pasi këtë po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

“Duhet të fokusohet të objektivat dhe kompetencat e brendshme të FSK-së, tek tri çështje pasi atë po e kërkojnë vazhdimisht edhe ndërkombëtarët që të bëhen ndryshime dhe nuk besojë se do të mundet as kjo qeveri e as në të ardhmen mbas kësaj me e shty një avancim të tillë. Çdo vizitë, çdo ndërkombëtarë kanë treguar qëndrimin e tyre se duhet bëhen ndryshime kushtetuese dhe për këtë nuk mendojë se do ta jëp pëlqimin Lista Serbe”, ka shtuar ai.

Mundësitë që FSK të shëndërrohet në FAK janë të vogla pasi që kjo për faktin që spektri politik serb në Kosovë është i vendosur që të mos e mbështesë ndryshimin e Kushtetutës./Indeksonline/