Mobi Casa

Maloku: Qytetarin e bëmë më të sigurt, e ambient të pasigurt për kriminelët

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se Prokuroria Themelore me seli në Gjilan, e që mbulon shtatë (7) komunat e kësaj pjese të Kosovës, është munduar shumë, që ta bëjë qytetarin e kësaj ane, shumë më të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e të bëjë ambient shumë të pasigurt , për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikant të qenieve njerëzore, trafikant të narkotikëve, kontrabandues të migrantëve e të mallrave, grabitës apo hajna të rrezikshëm për jetën e pasurinë tonë, falsifikues dhe shumë të tjerë.

Institucioni i prokurorisë, me të gjitha agjencitë për zbatimin e ligjit, ma shumë se asnjë institucion tjetër, është duke bërë të pamundshmen që qytetarët e këtij shteti të ri e demokratik, të jetojnë me dinjitet, dhe në një ambient të sigurt, larg çdo cenimi të të drejtës për jetë të qetë, e të sigurt me të gjitha të mirat materiale që ka krijuar gjatë jetës së tij. Kështu thotë për rajonipress kryeprokurori Jetish Maloku teksa flet për të arriturat, sfidat dhe problemeve që ka pasur ky institucion gjatë vitit 2013.

Maloku tha se nuk ka dyshim, se në këtë drejtim, edhe Prokuroria Themelore me seli në Gjilan, e që mbulon shtatë (7) komunat e kësaj pjese të Kosovës, është munduar shumë, që ta bëjë qytetarin e kësaj ane, shumë më të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e të bëjë ambient shumë të pasigurt , për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikant të qenieve njerëzore, trafikant të narkotikëve, kontrabandues të migrantëve e të mallrave, grabitës apo hajna të rrezikshëm për jetën e pasurinë tonë, falsifikues dhe shumë të tjerë.

Maloku tha se 12 prokurorët e kësaj prokurorie bashkë me stafin administrativ, në vitin që lëmë pas, kanë bërë të pamundshmen që të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetrën, kanë prishë rehatinë e qytetarit të Anamoravës, duke sjellur para drejtësisë e duke bërë të gjithë ata përgjegjës për veprimet e tyre të kundërligjshme.

“Në këtë drejtim, kjo prokurori me tre departamentet e saj, ka pranuar në punë për gjithë vitin që po e lëmë pas mbi 3220 kallëzime (lëndë) penale, me mbi 4260 persona (kryes) të dyshuar të veprave të ndryshme penale. Nga gjithë ky numër i lëndëve të pranuara në punë vetëm Departamenti për Krime të renda ka pasur në punë mbi 360 kallëzime penale me mbi 568 persona, si të dyshuar të mundshëm për vepra penale të rënda” tha Maloku.

Maloku tha se nuk ka dyshim se ky Departament ka suksesin e vet, sidomos trajtimin me prioritet të lëndëve (kallëzimet penale) me veprat penale për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprat e ashtuquajtura, të korrupsionit, me kryes nga personat zyrtar e publik. “Ky Departament ka shqyrtuar, mbi 63 kallëzime penale me mbi 90 persona të dyshuar, duke përfshirë zyrtarë të lart komunal e qendror, nga sistemi gjyqësor, doganat, administrata tatimore, zyrtar policor, e të kompanive publike etj. Mbi 90% të tyre, pas hetimit, i ka përfunduar duke i percjellë nën akuzë para organeve të drejtësisë, ose i ka pushuar, e hedhur ato, në mungesë faktesh e argumenteve”.

RCCOLA

Maloku tha se nëse krahasohen të gjitha këto me vitet e kaluara, statistikat tregojnë se ky Departament, ka pasur në punë një numër në rritje të krimeve të rënda, në krahasim me vitin e kaluar. “Kjo falë punës dhe bashkëpunimit shumë të mirë jo vetëm me institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit , por edhe bashkëpunimit shumë të mirë me qytetarët e kësaj ane”.

Maloku mendon se ndjekja efektive e këtyre veprave të tilla penale, do e rris besimin e opinionit dhe kështu, do ngritët gjithnjë besimi edhe i qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e tyre. “Një rendësi shumë e madhe në luftimin e këtij fenomeni, e sidomos krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka sidomos konfiskimi i mjeteve me të cilat është kryer vepra penale dhe konfiskimin e dobisë së fituar me veprën penale e cila veç ka filluar të zbatohet Kjo do e godas kryesin e veprës penale edhe më fort se vet dënimi që do jepet nga gjykata kompetente”.

Maloku tha se edhe Departamenti i Përgjithshëm, ka shqyrtuar më shumë se 2630 lëndë me mbi 3350 persona (kryes) të këtyre veprave penale, duke përfshirë, numrin më të madh, të veprave penale të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, kontrabandë me mallra, shmangie nga tatimi, kalimi ilegal kufiri, pastaj dëmtime të pasurisë, dëmtime të pyjeve, rrezikimi i trafikut publik (aksidente të komunikacioni), lëndime trupore dhe shumë, vepra penale të tjera të natyrave të ndryshme.

“Edhe ky Departament ka shqyrtuar me efikasitet të lart, më shumë se 95% të këtyre lëndëve, duke i hetuar ato, e duke akuzuar para organeve gjegjëse gjyqësore, apo duke i pushuar e hedhur ato në mungesë provash. Njëkohësisht edhe Departamenti për të mitur , ka shqyrtuar më shumë se 220 lëndë me mbi 340 persona të mitur” .

Maloku tha se bazuar në të gjitha këto rezultate të theksuara, nuk ka dyshim se kjo prokurori, bashkë edhe me institucione tjera relevante që zbatojnë ligjin, e sidomos me atë të policisë, ka bërë të pamundshmen, që të krijoj siguri dhe jetë të qetë e pa frikë, për të gjithë qytetarët e kësaj ane të Kosovës, pavarësisht shumë sfidave që kanë ndjekur këtë vit, si vit i reformave dhe ndryshimeve strukturore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Dhe jo vetëm reformimi i këtij sistemi, por edhe zbatimi ligjeve (kodeve) të reja nga fillimi i vitit që po e lëmë pas, me të gjitha risit e tyre.

Sipas Malokut kjo prokurori edhe në vitin që po hyjmë, do jetë edhe më e përgatitur, më funksionale dhe efektive, dhe më shumë rezultate më të mira në luftn kundër të gjitha dukurive negative dhe kundër të gjithë atyre që cenojnë dhe ndeshen me ligjin , pavarësisht kush është çfarë ka bërë apo në çfarë beson./rajonipress/