ARKATANA

Maloku për Thaçin: U emërua drejtor i Drejtorisë Politike në dhjetor të 1998-ës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dëshmitari Naim Maloku tha se Hashim Thaçi në dhjetor të 1998-ës është emëruar drejtor i Drejtorisë Politike në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Dëshmitari tha se ka pasur diskutime në gusht të 1998-ës lidhur me personin që do të përfaqësonte shqiptarët e Kosovës në marrëveshjen me Sllobodan Millosheviqin.

Ai tha se Hashim Thaçi gjithmonë ka pasur mirësjellje ndaj Malokut gjatë takimeve.

“Nuk kam vërejtur që ka ndonjë mendim jorespektues ndaj meje apo ndonjë qëndrim”, tha Maloku.

Ai u përgjigj me ‘e saktë” kur u pyet se a është e vërtetë që pas mbarimit të luftës (Maloku) u emërua këshilltar i Hashim Thaçit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Këshilltar për siguri nga shtatori. Nuk e di datën sa, por në shtator. Kam qenë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për demobilizimin e UÇK-së”, tha dëshmitari.

UBT

Maloku shtoi se deri me nënshkrimin e marrëveshjes për kalimin e UÇK-së në TMK, deri në atë ditë ka qenë këshilltar i Thaçit.

Dëshmitari tha se gjatë konfliktit ishte hera e fundit që e kishte parë Thaçin në tetor të vitit 1998. Tha se vetëm në dhjetor të 1998-ës ka folur në telefon.

“Nuk më kujtohet që e kam pa më fizikisht zotin Thaçi gjatë asaj kohe”, tha Maloku.

Maloku theksoi se nuk ka dijeni nëse Zona Operative e Dukagjinit raportonte në Shtabin e Përgjithshëm përpara dhjetorit të 1998-ës.

“Shtabi i Përgjithshëm nuk ka rol komandues në asnjë ushtri por ka rol drejtues. Komunikimin me zona operative e ka bërë Drejtoria Pperative e Shtabit të Përgjithshëm dhe jo Shtabi i Përgjithshëm”, ta ndër tjerash Maloku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.