Hidromorava

Maloku: Kërkesa e AAK-së ishte joreale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku ka thënë se kërkesa e AAK-së për të marrë postin e kryeministrit të PDK-së ka qenë joreale.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Maloku ka vlerësuar se kërkesa e ish-partisë së tij për ndërrim të kryeministrave në këtë situatë, ku nuk ka asnjë bashkëpunim në mes partive politike, ka qenë e rrezikshme.

Maloku derisa ishte nënkryetar i AAK-së pati dalë hapur me idenë që të bëhet një koalicion në mes të PDK -së dhe AAK -së, e që sipas tij, ky koalicion është dashur të ndodhë në fillim të këtij mandati qeverisës.

FIDANISHTJA

Ai sot ka deklaruar se ndjen keqardhje që nuk u arrit një marrëveshje të tillë.

Maloku ka thënë se AAK-ja është dashur të jetë më fleksibile në kërkesat e saj, e jo të bunkerizohet vetëm me një kërkesë.

“Ndërrimi i kryeministrave në këtë situatë, kur nuk ka bashkëpunim në mes partive politike ka qenë i rrezikshëm. Pra, ndërmarrja e veprimeve të tilla dhe hyrja në një krizë institucionale, e cila pashmangshëm do të na dërgonte në zgjedhje të parakohshme, pa përfunduar reforma zgjedhore, mendoj se ka qenë shumë e rrezikshme”, ka thënë Maloku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.