RCCOLA

Maloku: Goditje për krimin e organizuar, siguri për qytetarin

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Jetish Maloku thotë për rajonipress se ky institucion do bëjë qytetarin e Kosovës të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e do bëjë ambient shumë të pasigurt e armiqësor, për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës thotë për rajonipress se Institucioni i prokurorisë, më shumë se asnjë institucion tjetër, do bëjë të pamundshmen që shoqëria jonë të jetoj në mirëqenie me dinjitet, dhe në një ambient të sigurt, larg çdo cenimi të të drejtës për jetë të qetë, me të gjitha të mirat materiale që ka krijuar gjatë jetës së tij, raporton rajonipress.

Maloku thotë se ky institucion do bëjë qytetarin e Kosovës të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e do bëjë ambient shumë të pasigurt e armiqësor, për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Për këtë qëllim Këshilli Prokurorial i Kosovës , bazuar në Planin strategjik mbi bashkëpunimin ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka nxjerrë Planin e veprimit për rritjen e efikasitetit në luftimin e këtij fenomeni”.

Maloku mendon se përmes këtij plani, përcaktohen detyra dhe veprime konkrete për Institucionin e prokurorisë Speciale dhe Prokurorive Themelore në territorin e Kosovës për zbatimin efektiv të planit strategjik të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit , sipas të cilit plan deri në qershor të vitit 2014, të gjitha kallëzimet penale për këto vepra penale do përfundojnë me sukses efektiv të plotë.

Në këtë drejtim edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, do bëjë të pamundshmen që të krijojë mundësi që qytetarët e këtij regjioni të jetojnë e të veprojnë dinjitetshëm dhe pa frikë për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

RCCOLA

“Nuk ka dyshim, se edhe ashtu, kjo prokurori është ndër më efikaset ndër prokuroritë tjera, nga kjo lëmi, duke hetuar dhe proceduar më tutje një numër jo të vogël të zyrtarëve për shpërdorim të detyrës zyrtare pranë organeve të drejtësisë. Dhe, të gjithë prokurorët e kësaj Prokurorie janë në nivel të lartë të detyrës, me përkushtim që në fund të muajit qershor të vitit 2014, të gjitha lëndët nga lemija e krimit të organizuar dhe korrupsionit t`i përfundoj me vendim mbi hetimin e pushuar, të hudhur apo me akuza drejt gjykatës, me kërkesë që të gjithë ata zyrtar që në një mënyre apo tjetër, e dëmtojnë perspektiven e këtij vendi, duke prekur të mirat e kësaj shoqërie, e me qëllim të pasurimit të kundërligjshëm për vete apo për të tjerët, do ulen para drejtësisë dhe do bëhen përgjegjës me dënime më të ashpra të mundshme para gjykatës kompetente” thotë Maloku.

Sipas tij ndjekja efektive e këtyre veprave të tilla penale, do e rrisë besimin e opinionit dhe kështu, do ngritet besimi edhe i qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre veprave. “Një rëndësi shumë të madhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka sidomos konfiskimi i mjeteve me të cilat është kryer vepra penale dhe konfiskimin e dobisë së fituar me veprën penale. Kjo do e godas kriminelin edhe më fort se vet dënimi që do i jepet nga gjykata kompetente. Këtu një rëndësi të posaçme paraqet aprovimi i Ligjit mbi Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit”.

Prandaj, detyrë me rëndësi për një prokuror, tani e tutje do jetë jo vetëm zbulimi, hetimi dhe ndjekja e kryesve të veprave të krimit të organizuar dhe korrupsioni, por detyrimi edhe për konfiskimin e mjeteve nga vepra penale e fituar dhe me të cilat është kryer ajo. E një rëndësie të veçante është edhe nënshkrimi i memorandumeve të mirëkuptimit mbi bashkëpunimin mes KPK dhe institucioneve relevante dhe agjencive që zbatojnë ligjin.

Të gjitha aktivitetet rreth zbatimit të këtyre planeve të luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, padyshim do jetë detyrë, më parë, e Kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive dhe Prokurorisë speciale si koordinator dhe përgjegjës i këtyre planeve të veprimit, kurse risi do jetë emërimi i një Koordinatori Nacional nga zyra e Kryeprokurorit të shtetit që do koordinoj të gjitha veprimet në luftë kundër këtyre dukurive tha Maloku./rajonipress/