ARKATANA

Maloku: Asnjë serb i dyshuar për krime lufte nuk do të amnistohet

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Gjilan tha për rajonipress se familjet e të vrarëve gjatë luftës, por edhe fshatrat Llashticë, Llovcë, Zhegoc e Zhegër që kanë deponuar kallëzime penale nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse të gjitha rastet do të hetohen. Askush nuk do të amnistohet dhe nuk do të mund t`i ikë përgjegjësisë penale tha Maloku.

Kryeprokurori Jetish Maloku pasi ka lexuar për kërkesat e fshatrave që të hetohen serbët e dyshuar, aty ku krimet serbe janë më të rënda dhe ku ka fakte e dëshmi i ka siguruar të gjithë familjarët se institucioni që ai drejton nuk do të hesht për asnjë moment ndaj asnjë serbi që është i dyshuar dhe që ndodhen në kallëzimet penale.

“I sigurojë familjet e të vrarëve gjatë luftës, por edhe fshatrat Llashticë, Llovcë, Zhegoc e Zhegër që kanë deponuar kallëzime penale se nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse të gjitha rastet do të hetohen. Askush nuk do të amnistohet dhe nuk do të mund t`i ikë përgjegjësisë penale asnjë serb i dyshuar për krimet e luftës” tha Maloku.

UBT

Maloku tha se dikur ishte UNMIK-u ai që stoponte vendorët që të merren me krimet e luftës. Më vonë edhe EULEX-i mori disa kompetenca, por tani me reformimin gjyqësor edhe vendorët kanë kompetenca që të hetojnë krimet e rënda.”Asnjë serb i Anamoravës që ndodhet në listat e të dyshuarve ose në kallëzimet penale të fshatrave ku kanë ndodhur masakrat nuk do të amnistohen. Krimi mund të vjetrohet, por kurrë nuk harrohet. Ne kemi përgjegjësi profesionale që rastet t`i hetojmë dhe në momentin e parë ne do t`i procedojmë një nga një” tha Maloku.

Maloku është i befasuar që nga ish prokuroria e Qarkut nuk ka gjetur në dosje asnjë lëndë të krimeve të luftës.”Unë jam në kërkim e sipër të të gjitha materialeve të deponuara nga qytetarët dhe fshatrat shqiptare. Krimet e rënda siç është Zhegra, Llashtica, Zhegoci, Lladova do të hetohen sepse aty ka dëshmi, prova, foto , procesverbale nga vendi krimit që janë kryer nga vet serbët “.

Ndryshe përfaqësues të familjarëve të dëshmorëve, përfaqësues të fshatrave shqiptare ku kanë ndodhur vrasjet e civilëve të pafajshëm gjatë kohës së luftës janë shprehur të befasuar që asnjë serb i dyshuar që ndodhet në kallëzimet penale të deponuara në organet hetuese nuk është arrestuar apo intervistuar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.