UBT

Mallorca i ofroi veç 8 milionë euro për Muriqin, u refuzua nga Lazio

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi e pati një eksperiencë pozitive në La Liga, ku luajti për gjysmë sezoni në Mallorca.

Sulmuesi kosovar i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje me klubin ishullor.

Me këtë rast, Mallorca e kishte mundësinë e blerjes definitive të kartonit të prizrenasit për 12 milionë euro.

Mirëpo, klubi spanjoll nuk është i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë pasi nuk ka mundësi financiare.

Sipas mediave italiane, ishullorët mund t’i shpenzojnë maksimumi 8 milionë euro për ish-futbollistin e Fenerbahçes.

E kjo ofertë e iberikëve, sipas “Radiosei” është konsideruar e ulët dhe e papranueshme për Lazion, e cila e mban kartonin e lojtarit, përcjell “Gazeta Express”.

“Biancocelesti” i kërkojnë së paku 11 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.

FIDANISHTJA

Drejtori sportiv Igli Tare ka qëndruar dje në Londër dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë biseduar me drejtuesit e Hull Cityt, një tjetër klub i interesuar për Muriqin.

Por, as klubi anglez nuk i ofron më shumë se 10 milionë euro, edhe pse do të ishte vështirë e imagjinueshme që Muriqi të pranojë të luajë në divizionin e dytë të futbollit anglez.

Sidoqoftë, Lazio po mundohet ta sistemojë sa më shpejt sulmuesin shtatlartë, në mënyrë që ato para më pas t’i përdor për ndonjë përforcim.

Klubi nga Roma nuk e ka ndërmend ta mbajë me 28 vjeçarin, i cili dëshpëroi në eksperiencën e tij në “Olimpico”, ku për një vit e gjysmë i kishte realizuar vetëm dy gola dhe i kishte bërë dy asistime.

Interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe dy gjigantët turkë, Galatasaray dhe Fenerbahçe, shkruan “Gazeta Express”.

Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro nga Feneri në verën e vitit 2020, ndërsa lojtari ka kontratë me lazialët deri në vitin 2025.

Por, ai nuk do ta presë fundin e kontratës pasi largimi i tij nga kryeqyteti italian gjatë kësaj vere duket të jetë i pashmangshëm. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.