Malisheva në mënyrë të organizuar pastron varrezat dhe hapësirat publike

Gjilan – Artan Bejta njëri nga organizatorët kryesor i cili gjithmonë ndodhet aty ku ka nevojë për punë vullnetare dhe angazhim në interes të fshatit dhe qytetit ka thënë se vullnetarët dhe donatorët janë heronjtë e vërtetë që kanë treguar në këtë rast.
Fshati Malishevë i Gjilanit njihet për punët ekipore në interes të fshatit dhe e tërë kjo realizohet fal njerëzve human dhe vullnetarëve e donatorëve të cilët prijnë në këto aksione.
Padyshim Artan Bejta është më meritori që punët në interes të fshatit kryhen me sukses.
Artan Bejta njëri nga organizatorët kryesor i cili gjithmonë ndodhet aty ku ka nevojë për punë vullnetar dhe angazhim në interes të fshatit de qytetit ka thënë se vullnetarët dhe donatorët janë heronjtë e vërtetë që kanë treguar në këtë rast.
“Faleminderit nga zemra të gjithë vullnetarëve dhe donatorëve që na kanë mbështetur dhe ndihmuar gjatë ditës së sotme. Pa përkushtimin dhe bujarinë tuaj, nuk do të kishim arritur të përmbushnim qëllimet tona. Ju jeni heronjtë e vërtetë dhe shembulli më i mirë i bashkëpunimit dhe humanizmit në fshatin tonë. Faleminderit” ka shkruar Artan Bejta në rrjetet sociale./rajonipress/