Fundamenti

Malisheva e vulosi fitoren e madhe të Lutës dhe LDK’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i Gjilanit dhe ekipi i tij, kanë gjetur përkrahje të madhe në tubimin e organizuar nga përkrahësit e LDK’së në Malishevë, Malishevë të Epërme dhe Capar.

Banorët e atjeshëm thanë se të mirat që po i gëzojnë sot sa i përket investimeve të mëdha, janë kontribut i kryetarit Haziri.

E kryetari Haziri, e ka problem të flas nga brohoritjet e të pranishmëve, por ka një vlerësim të rëndësishëm.

Uji Dea

“Faleminderit shumë që gjithmonë më keni mbështetur. Me këtë masovitet, lirisht mund të them se Malisheva, Malisheva e Epërme dhe Capari i dhanë grusht të fortë klanit të kusherive, atyre që pozitat në parti i kanë në formë rrotacionie. Ju sot e vulosët fitoren e LDK’së”, ka thënë kryetari Haziri.

“Dua ta bëjë publik këtu se me miqtë tanë europianë, në mandatin e ri do ta ndërtojmë impiantin gjigant për trajtimin e ujërave të zeza, i cili përfundimisht do ta zgjidh problemin e ndotjes dhe ujërave të zeza që e prek këtë pjesë. Veç ky projekt kap koston e mbi 20 milionë eurove. Do të vazhdojmë edhe me investime të mëdha në këto fshatra bazuar në kërkesat e qytetarëve”, tha Haziri.

Në këtë tubim, në të cilin ka marrë pjesë edhe deputetja e LDK’së, Lirije Kajtazi dhe veprimtari i LDK’së në mërgim, Isa Maliqi, ka kërkuar mbështetje edhe Rashit Sahiti, kandidat për asamble komunale, i cili mban numrin 14./rajonipress/

Mund të ju interesoj: