UBT

Maliqi tregon mënyrën se si mund të kalohet demarkacion

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ndikimi te deputetët e Listës Serbe për ta votuar demarkacionin, mund të jetë arsyeja e takimeve të vazhdueshme të lidershipit kosovar me ndërkombëtarët.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi ka thënë për “Indeksonline” se krerët e shtetit po mundohen t`i bëjnë numrat, deri sa po tentojnë që t`i bindin edhe një pjesë të deputetëve që ta pranojnë aneks-marrëveshjen dhe ta ratifikojnë demarkacionin.

“Si duket ata po mundohen me i bë numrat e mjaftueshëm që me u ratifiku kjo marrëveshja. Ndoshta është edhe një formë e kërkimit nga faktorët ndërkombëtarë që të ndikojnë edhe te deputetët e Listës Serbe, që të mos votojë kundër. Këto ditë do të votohet ajo, por ndoshta e kanë frikën se mos nuk janë deputetët e partive, një pjesë e tyre nuk janë të disiplinuar, nuk janë në përkrahje dhe nuk e pranojnë rekomandimin që të votohet demarkacioni”, ka thënë Maliqi.

Lidhur me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez Filip Vujanoviq, Maliqi ka thënë se është negociuar paraprakisht.

Hidromorava

Ai ka deklaruar se për këtë çështje është diskutuar jashtë kanaleve diplomatike.

Kujtojmë se Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë takuar sot ambasadorët e Quint-it, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj është mbajtur mbledhja e Qeverisë ku u vendos që të tërhiqet Projektligji për demarkacion.

Në orën 16:00 pritet të mbahet mbledhja e dytë e Qeverisë, ku pritet që të votohet Projektligji për demarkacion bashkë me aneks-marrëveshjen dhe të dyja bashkë të dërgohen në Kuvend për ratifikim./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.