Hidromorava

Maliqi: Thaçi, Veseli e Haradinaj provuan të mësojnë se a do të akuzohen nga Specialja

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Me tërheqjen e sotme të Hashim Thaçit nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale u vulos zmbrapsja e tre liderëve shtetërorë që konsideroheshin ideatorë të nismës për zhbërjen e Speciales. Analisti Shkëlzen Maliqi thotë se pas aventurave që u bën për një muaj me tentimin e shfuqizimit të Speciales, tërheqja nga kjo ide ishte epilogu më i mirë i mundshëm. Ai thotë se treshja, me këtë iniciativë, provoi të mësojë nëse edhe ata do të jenë në mesin e të akuzuarve.

Kadri Veseli kishte pritur vitin e ri për të dalë me një kolumne ku kishte treguar se ai nuk është pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, edhe pse deputetët e partisë që ai drejton ishin nismëtarët e kësaj në Kuvend. Dje në një intervistë për DË, kryeministri Ramush Haradinaj tha se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk duket se do të kalojë.

Ndërsa, i treti Presidenti Hashim Thaçi që së fundmi ishte shumë i revoltuar me ndërkombëtarët dhe ekzistencën e Gjykatës Speciale, që vetë kishte kontribuuar në krijimin e saj, sot përfundimisht tha se Specialja nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet.

Analisti Shkëlzen Maliqi për Gazetën Express ka komentuar tërheqjen e treshes që mendoheshin se po përmes nënshkrimeve të 43 deputetëve po tentonin zhbërjen e Speciales.

“Ka qenë e qartë edhe më herët se nuk do të vazhdohet me këtë procedim. Tash u bë edhe formalisht u pranu”, ka thënë analisti.

Maliqi thotë se zmbrapsja erdhi pasi është krijuar atmosfera se nuk bën të prishen marrëdhëniet me ndërkombëtarët, të cilët u alarmuan se shfuqizimi i Speciales do të thoshte izolim total i Kosovës.

“Është kriju atmosfera se nuk bën me u prish me partnerët strategjikë dhe ky është përfundim i logjikshëm i kësaj nisme”, është shprehur Maliqi.

Uji Dea

Sipas Maliqit, nisma për zmbrapsjen e Gjykatës nuk do të kishte asnjë efekt, marrë parasysh se ajo është funksionalizuar dhe nuk do të merrej parasysh çfarëdo tentative nga Kosova.

“Kjo nismë s’do të kishte asnjë efekt sepse gjykata tashmë është funksionale dhe nëse Kosova do të hiqte dorë nga përkrahja, ajo do të vazhdonte në formën tjetër me stafin e njëjtë, e ndoshta edhe me përfaqësimin e disa shteteve si Rusia, kështu që ky është epilogu më i mirë”, ka treguar Maliqi.

Por, pse u kthyen mbrapa Veseli, Haradinaj e Thaci?

Analisti thotë se u treguan pasojat dhe u pa që nuk arrihet asgjë. E, krejt ajo zhurmë për shfuqizimin e Speciales, sipas Maliqit, mund të ketë qenë manovrim për të zbardhur fatin e tyre me të filluar punën kjo gjykatë.

“E kanë pa se pasojat janë të e rënda dhe nuk arrihet asgjë me këtë politikë. Por, ndoshta ka qenë edhe një manovër politik për me e kuptu prapavijën a do të jenë të akuzuarit edhe dikush prej tyre edhe të bëjnë presion që kjo gjykatë të mos të shtrihet deri shtrihet deri te nivelet më të larta. Nuk jemi të sigurt nëse është arritur ndonjë marrëveshje të fshehtë”, është shprehur Maliqi.

Për më shumë se një muaj kur u fol për zhbërjen e Speciales, pasojat nga kjo iniciativë, e për prishjen e raporteve me ndërkombëtarët, tërheqja dhe lënia e rrjedhjes së Gjykatës, sipas Maliqit ishte epilogu më i mirë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.