Maliqi: Qeveria Kurti e goditi keq Anamoravën

Kamenicë – Valon Maliqi ish këshilltar i Fatmir Matoshit ka prezantuar disa nga projektet e rëndësishme që ishin parashikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë hartimit të buxhetit 2020, e të cilat u larguan nga qeveria e re e Kosovës gjatë aprovimit të buxhetit për këtë vit.
Sipas Valon Maliqit këto janë projektet që janë larguar nga Qeveria e Kurtit, e që ishin dedikuar për Gjilan, Kamenicë e Viti.
1. Rrjeti i ujësjellësit – gypi kryesor Gjilan 1.100.000 Euro
2. Rregullimi i shtratit te lumit – Stanishorka 500.000 Euro
3. Kanalizimi Letnicë – Viti 150.000 Euro
4. Rregullimi i shtratit të lumit Zhegër – Gjilan 300.000 Euro
5. Rregullimi i shtratit të përroit – Lagja Malësia Kamenicë 650.000 Euro
6. Rregullimi i përroit – Kollarët, Lagja Qamëria – Kamenicë 400.000 Euro
7. Kolektori i ujërave të zeza – Topanicë – Kamenicë 1.200.000 Euro
8. Krijimi i hapësirave për rekreacion – Kamenicë 550.000 Euro
Gjilani – 1.900.000
Viti – 150.000
Kamenica – 2.800.000
Totali – 4.850.000