Fundamenti

Maliqi: Po keqpërdoren mjetet e taksapaguesve gjilanas

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Grupi i këshilltarëve të LDK ,gjithherë e ka ngritur zërin kundër keqmenaxhimit të mjeteve buxhetore sepse ato janë mjete të taksapaguesve gjilanas dhe se ato duhet të shfrytëzohen me një nikoqirllëk shumë më të mirë tha Maliqi.

Dega e LDK-së në Gjilan përmes komisioneve të saja ka dhënë vërejtje edhe këtë të shtunë gjatë një takimi me gazetarët. Zijadin Maliqi nënkryetar i LDK-së duke ju referuar auditorit të përgjithshëm tha se së pari nga auditimi për vitin 2010,komunës i janë dhënë 9 rekomandime të cilat komuna është dashur t`i adresoi në mënyrë të plotë

“Para pak ditësh,Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës publikoi raportet mbi të gjeturat nëpër komuna për vitin 2011. Edhe në raportin për Komunën e Gjilanit për vitin 2011 janë evidentuar një numër i madh i lëshimeve” tha Zijadin Maliqi.

Nga këto 9 rekomandime sipas Maliqit komuna e Gjilanit vetëm dy i ka adresuar plotësisht. “Mos adresimi i plotë i këtyre rekomandimeve,ka rezultuar me të njëjtat lëshime edhe për vitin 2011”ka nënvizuar Maliqi.

Nga auditori vërejtje është dhënë edhe në të hyrat vetanake. “Në tatimin në pronë dhe të hyrat nga biznesi,nga mostrat e marra,janë konstatuar obligime të mëdha të pa kryera,kurse në të hyrat nga qiraja është konstatuar se në vitin 2007 është lidh kontratë me qiramarrësit dhe se prej asaj kohe nuk është ripërtëri kontrata,çka do të thotë se komuna ka bërë vjeljen e qirasë pa kontratë,gjë që është e pa lejueshme tha Maliqi.

Uji Dea

Edhe rreth shpenzimeve sipas Maliqit ka pasur vërejtje si, kompensimi i komisioneve për mbikëqyrjen dhe pranimin teknik të projekteve,e cilat bëhet me një vendim të kryetarit të komunës. “Komuna ka qenë e obliguar të zgjedh një kompani për mbikëqyrjen e projekteve. Edhe pse kompania është zgjedh,një numër i projekteve sidomos projektet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike mbikëqyren nga shërbyesit civil të komunës që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.

Nënkryetari i LDK-së tha s Auditori ka konstatuar vonesa të mëdha në fillimin e punëve si në rrugët Halim Orana,Jugu 1,Fehmi Agani, meqë kontratat janë nënshkruar me 29.09.2011 kurse nuk kanë filluar fare deri në ditën kur ka filluar auditimi. Kjo ka ndodh edhe në shumë projekte tjera.

Maliqi tha se Auditori vërejtje të mëdha jep edhe në borxhet e komunës. “Borxhet janë rrit nga 926 880 euro në fund të vitit 2010, në 2 541 370 euro në fund të vitit 2011. Auditori i rekomandon kryetarit që mos të krijoj obligime ndaj furnitorëve pa disponueshmerin e mjeteve” (zotimin e mjeteve).

Maliqi shtoj se në bazë të raportit të auditorit ,shihet se të gjitha këto lëshime kanë ndodhur për shkak të funksionimit jo të kënaqshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm që përfshin të gjithë menaxherët nga ata të sektorit deri te kryetari.

Grupi i këshilltarëve të LDK ,gjithherë e ka ngritur zërin kundër keqmenaxhimit të mjeteve buxhetore sepse ato janë mjete të taksapaguesve gjilanas dhe se ato duhet të shfrytëzohen me një nikoqirllëk shumë më të mirë tha Maliqi./rajonipress/