UBT

Maliqi: PDK më komplete, LDK e vonuar dhe e zbehtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se fushata elektorale nuk po duket të jetë përmbajtësore por, sipas tij, partitë politike janë të fokusuara në të ardhmen dhe në zhvillimin ekonomik. Ai ka thënë se fushata e PDK-së ka një ritëm dhe një përmbajtje shumë më komplete se partitë e tjera. Kurse, fushata e LDK-së, sipas tij, është pak e vonuar dhe mjaft e zbehtë.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se AAK-ja është duke u paraqitur me një program opozitar. Ai ka thënë se Vetëvendosje është duke proklamuar një platformë të re, të cilën e ka treguar në zgjedhjet lokale, ndërkaq AKR-ja është duke besuar se suksesi i zgjedhjeve lokale do t’i përsëritet edhe në zgjedhjet e përgjithshme.

UBT

E NISMA për Kosovën, sipas analistit Maliqi është duke e kërkuar votën kryesisht tek ish-votuesit e PDK-së. Duke folur për fushatën dhe mbarëvajtjen e saj, ai ka thënë se pret që fushata elektorale të përfundojë pa incidente.

“Jam i bindur se nuk do të ketë ndonjë ashpërsim ose ndonjë incident të rëndë në këtë fushatë, i cili mund t’i qetë hije të zezë vendit. Tani kemi institucionet të cilat i organizojnë dhe mbikëqyrin zgjedhjet. Natyrisht, polemika mund të ketë, është normale, sepse ndodhin në çdo vend”, tha Maliqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.