ARKATANA

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po përpiqen t’ia lënë njëra-tjetrës përgjegjësinë për një koalicion të mundshëm me kryeministrin Albin Kurti, veçanërisht LDK-ja.

“Abdixhiku veç që s’po e thotë, bëjeni ju se kjo mua më shpëton edhe partinë time. Tash edhe te LDK-ja janë këto çarjet e brendshme”, ka deklaruar Maliqi.

Sipas tij, PDK-ja duket më stabile dhe gjatë fushatës ka qenë më e qetë, por edhe ajo nuk mund ta nxjerrë Kosovën nga situata aktuale.

Megjithatë, ai e sheh si pozitive gatishmërinë e kësaj partie për dialog.

Mobi Casa

“Por është ma pozitivja se po thotë OK, ulemi e bisedojmë”, është shprehur ai në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Maliqi ka theksuar gjithashtu se përçarja më e madhe brenda LDK-së ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të saj me PDK-në.

“Ata dy-tri herë kanë bërë qeverisjen, ndonjëherë ka qenë më e mirë, ndonjëherë më e keqe, mirëpo ka funksionuar. Kjo e ka dëmtuar sidomos LDK-në disa herë dhe çarja e tyre ka qenë për shkak të bashkëpunimit me PDK-në dhe Hashim Thaçin”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.