GRANDEMALL

Maliqi: Pasojat e përplasjes Thaçi-Haradinaj rrëzimi i Qeverisë ose disfata e Presidentit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Shkelzen Maliqi ka thënë se pas përplasjeve të Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin ka mbetur rrëzimi i Qeverisë ose disfata e Presidentit në rrugën e tij për korrigjim e ndryshim kufijsh. Këtë vlerësim Maliqi e ka dhënë pak ditë pasi Presidenti paralajmëroi shkarkimin e Kryeministrit për shkak se ky i fundit tha se ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve.

“Kundërsulmi i Presidentit Thaçi në të gjitha pikat në të cilat është kontestuar ditëve të fundit, tregon se ai është i vendosur dhe nuk do të tërhiqet nga ideja e “korigjimit” të kufirit”, ka deklaruar Maliqi.

“Ashpërsia e kërcënimeve tregon se nuk mund të ketë tërheqje dhe se ku konflikti nuk do të mbetet pa konsekvenca, o disfata e Presidentit, o rrëzimi i Qeverisë aktuale”, ka thënë Maliqi, për Indeksonline.

Ramush Haradinaj kishte pranuar para disa muajsh se Hashim Thaçi mund ta rrëzojë Qeverinë pasi kontrollon disa deputetë të PDK’së, kryesisht të rajonit të Drenicës.

Uji Dea

Megjithëkëtë, në PDK kanë thënë se Thaçi s’mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’ka kompteneca.

Një Nënkryetar i PDK’së, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar zgjedhje të reja nëse ngec dialogu me Serbinë.

Ndërsa, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se s’është koha e zgjedhjeve derisa ka thënë se zyrtarët e partive në pushtet që po kërkojnë zgjedhje janë shndërruar në tyxharë politikë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.